Si të zgjojmë energjinë e fjetur për të bërë seks? - Bota Sot
Si të zgjojmë energjinë e fjetur për të bërë seks?

Life style

Si të zgjojmë energjinë e fjetur për të bërë seks?

Më: 15 prill 2018 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Energjia seksuale zvogëlohet pas një kohe, por për të mos ndodhur kjo, duhet ta doni më tepër trupin tuaj.

Këto janë disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të doni trupin tuaj dhe të zgjoni energjinë e fjetur seksuale.

Nëse mundeni, flini lakuriq çdo natë, pasi që ashtu do të filloni të ndjeni trupin tuaj ndryshe. Kjo gjithashtu do t'ju ndihmojë të përmirësoni qarkullimin dhe të keni një florë të shëndetshme vagjinale.

I bëni masazh gjoksit tuaj rregullisht, pasi me këtë do të nxitni qarkullimin dhe energjinë dhe do të zbuloni se cilat prekje ju përgjigjen.

Mbani një ditar të përditshëm në të cilin do të shkruani se cilat gjëra kanë rëndësi për ty. Pas pak, do të kuptoni se çfarë efekti ka në shëndetin tuaj të përgjithshëm.   

Njihuni me trupin tuaj duke e prekur atë. Filloni duke prekur nga koka deri te këmbët dhe zbuloni se çfarë lloj prekjeje ju pëlqen në trupin tuaj. 

Ju mund ta bëni atë, ndërsa notoni, pasi kjo do t'ju ndihmojë të njihni plotësisht trupin tuaj. 

Gjithashtu, duke ushtruar mund t'i kontrolloni emocionet tuaja. Pas një kohe ju do të dini se cilat ushtrime do t'ju përshtaten më mirë dhe do të jeni më të kënaqur me veten dhe do të zgjoni energjinë tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test