Që të shëroheni është e nevojshme të falni, para se gjithash veten! - Bota Sot
Që të shëroheni është e nevojshme të falni, para se gjithash veten!

Life style

Që të shëroheni është e nevojshme të falni, para se gjithash veten!

Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:16
Ilustrim

Falja nuk i jepet tjetrit për hirë të tjetrit por për hirë të vetes. Falja e të tjerëve për shkak të vetes, që të jeni e lirë dhe pa barrë; ia falim vetes që të mund të vazhdojmë e të zhvillohemi. Falja i shëron plagët dhe lëndimet mirëpo është vështirë të falim. Nëse jeni person që nuk fal atëherë duhet të kuptosh.

Të parën e mëson të parën – si t`ia falni vetes. Shkruani gjithçka në një letër, çfarë ndjeni në raport me situatën në të cilën ndodheni. Analizoni sjelljen tuaj, prej nga erdhi pakënaqësia, a është për shkak të pasigurisë, a keni gjykuar pa analizuar mirë, a keni frikë se do humbasni dikë apo diçka. Të gjitha i merrni parasusj pasiqë duhet të kërkoni thellë për të gjetur mirkuptim.

Kur gjykoni të tjerët në të vërtetë diçka tek ata ua përkujton ndonjë dukuri të pakëndshme tek ju. Ndoshta ka të bëjë me diçka aktuale apo ndonjë dobësi në karakter të cilën e shmangni për ta analizuar mirëpo është me rëndësi të pranoni të tjerët ashtu si janë- ashtu siç kanë qenë dhe ashtu në çka shëndrrohen, sepse në personin e vetëm që mund të keni ndikim është vetvetja dhe ajo është e tëra me të cilën duhet të merreni.

Kur jemi të kapluar nga frika, bëjmë gjëra të pazakonta, posaqërisht tëherë kur frigohemi se do humbasim dikë pasiqë atëherë mundohemi të marrim kontroll duke manipuluar egon dhe duke krijuar siguri fiktive. Kjo nënkupton manipulim të egos, nuk e fitoni ashtu siç e keni menduar dhe frustrimi që lind nga kjo mund të lëndojë partnerin të cilin nuk dëshironi ta humbasni. Juve ju duhet që të kuptoni veten, të shihni se si funksionon, në cilat situata lajmërohet e më pas kur keni një tabllo të qartë mund të ia falni vetes.

Ndonjëherë situatat ndodhin duke e mbrojtur egon tuaj, do të luftoni me të gjitha mjetet nga momenti që egoja juaj është sfiduar andaj edhe reagoni me impulsivitet që ta mbroni. Kur shikohen gjërat objektivisht do të kuptoni se asgjë që ndokush e thotë apo e bën për ju,nuk e ndryshon atë që jeni dhe e vetmja gjë që rrezikohet është egoja juaj. Keni lënduar dikë duke mbrojtur egon? Atëherë duhet të kërkoni falje dhe të ndani me tjetrin atë që keni mësuar nga kjo dukuri, personi i lënduar do ua falë më lehtë nëse jeni e sinqertë.

Të gjithë mësojmë nga gabimet dhe nga tentativat e reja andaj jepni shans tjetris si dhe vetvetes dhe mos harroni se “testi” përsëritet derisa nuk mësohet nga gabimi.

Nëse e keni të vështirë t`ia falni vetes ajo nënkupton se veprimet e juaja kanë qenë në kundërshtim me bindjet dhe vlerat e juaja. Ndoshta e keni tradhtuar veten duke lejuar që frika të tejkalojë principet e juaja mirëpo është më mirë të kuptohet esenca e gabimit se të fajësoni dhe ndëshkoni veten tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test