Pse meshkujt lidhen e fejohen me nxitim pas një ndarjeje të dhimbshme - Bota Sot
Pse meshkujt lidhen e fejohen me nxitim pas një ndarjeje të dhimbshme

Life style

E enjte, 18 tetor 2018

Pse meshkujt lidhen e fejohen me nxitim pas një ndarjeje të dhimbshme

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 13:33
Justin Bieber kishte pak muaj i ndarë për të mijtën herë nga Selena Gomez para se të fejohej me Hailey Baldwin.

Kur gjithçka merr fund, atyre u mbetet një boshllëk i madh emocional dhe në dallim nga femrat, meshkujt nuk kanë ku të mbështeten për të nxjerrë dhe kuptuar trishtimin dhe dhimbjen që ndjejnë.

Pete Davidson sa ishte ndarë nga e dashura e tij prej vitesh, Cazzie David para se të lidhej me Ariana Grande dhe t’i propozonte martesën brenda pak javësh. Ndërsa, Justin Bieber kishte pak muaj i ndarë për të mijtën herë nga Selena Gomez para se të fejohej me Hailey Baldwin.

Kapërcime të tilla të nxituara nga një ndarje dramatike në një fejesë akoma më dramatike nuk janë krejt të pashpjegueshme. Madje mund t’i konsiderojmë fenomen.

Ç’i shtyn burrat të hidhen në krahët e një tjetër gruaje thuajse menjëherë pas një ndarjeje? Me të drejtë mund të thoni se ai s’ishte i investuar dhe s’kishte ndjenja të vërteta për marrëdhënien e mëparshme, kështu që vendosi të kërkojë diçka më përmbushëse. Sidoqoftë, këto ide janë të gabuara.

Në një lidhje, meshkujt investohen emocionalisht po aq sa femrat, e shfaqin ose jo. Kur gjithçka merr fund, atyre u mbetet një boshllëk i madh emocional dhe në dallim nga gratë, burrat nuk kanë ku të mbështeten për të nxjerrë dhe kuptuar trishtimin dhe dhimbjen që ndjejnë. Nuk u qahen dot miqve, nënave apo të kalojnë netët duke parë “The Notebook” e duke ngrënë akullore me tasa.

Nëse meshkujt do të mund t’i bënin këto gjëra, do t’i bënin, por e dinë shumë mirë që stoicizmi, të qëndruarit i fortë, të treguarit burrë, janë të vetmet gjëra të pranueshme për shoqërinë. Në të kundërtën, një burrë që qan dhe i ankohet shokëve për ndarjen bëhet objekt talljeje dhe mëshire.

Ç’të bëjë një burrë në të tilla raste? Është i lënduar, por s’ka kujt t’ia thotë. Të vuajë në vetmi do të thotë të rrëkëllejë shishe alkooli njëra pas tjetrës. Si rrjedhim, kupton që e vetmja mënyrë për të ndaluar shpërthimin e emocioneve të shtresëzuara është shtypja e tyre me një lidhje të re.

Kështu, ai e fokuson gjithë vëmendjen e tij emocionale dhe seksuale në një grua tjetër. Sa më shpejt ta lejojë gruaja në fjalë të kalojë në gjendjen e tij të përhershme burrërore dhe pa emocione, aq më mirë.

Sa më shpejt të lidhet me dikë tjetër pas një ndarjeje, aq më shumë dhimbje ndjen ai. Nëse e shihni ishin tuaj në krahët e dikujt tjetër disa ditë pas ndarjes suaj, dijeni që është shumë i lënduar dhe po përpiqet të ngjisë zemrën e thyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test