Kulmi i kënaqësisë: Çka është super-orgazma dhe si munden femrat ta arrijnë klimaksin më shumë se 100 herë?

Life style

Kulmi i kënaqësisë: Çka është super-orgazma dhe si munden femrat ta arrijnë klimaksin më shumë se 100 herë?

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 15:31
Ilustrim

Së fundmi është pohuar se disa femra janë të afta t’i përjetojnë të ashtuquajturat “super-orgazma”.

Por, çfarë është super-orgazma dhe si e përjetojnë disa femra? Më poshtë keni çdo gjë që ju nevojitet për këtë çështje.

Çfarë është super-orgazma?

Një super-orgazëm është kur femrat e caktuara janë të aftë të përjetojnë orgazëm 100 herë radhazi, pohojnë shkencëtarët.

Shkencëtarët i kanë monitoruar turinjtë e pesë femrave për një dokumentar të Channel 4, i cili quhet “The Super Orgasm”, e që ka për synim të eksplorojë “mitin” se femrat janë të afta të përjetojnë orgazma të shumëfishta.

Një nga studimet ka zbuluar se femrat që përjetojnë orgazma të shumëfishta lirojnë nivele më të larta të oksitoksinës.

Ky hormon, i njohur ndryshe si hormoni i dashurisë, iu ndihmon çifteve të lidhen më shumë me njëri-tjetrin.

Si mund ta arrijë klimaksin femra më shumë se 100 herë?

Ekspertët theksojnë se gjendja e klimaksit është e mundur duke kombinuar relaksim, jogën dhe lidhjen emocionale mes dy njerëzve.

Sipas shkencëtarëve, femrat që kanë aftësinë të përjetojnë super-orgazma në përgjithësi kanë qarkullim më të madh të gjakut në gjenitalet e tyre.

Veç kësaj, ka dallime edhe në anën biologjike te femrat që përjetojnë super-orgazma.

Femrat të cilat përjetojnë pak orgazma zakonisht kanë nivele të ulëta të valëve alfa – të cilat rriten me klimaksin.

Por, femrat që janë të afta të përjetojnë super-orgazma kanë nivele më të larta të valëve alfa përmes masturbimit – që nënkupton se ato janë shumë të relaksuara gjatë tërë aktit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat