Shenjat e një lidhjeje të qëndrueshme

Life style

Shenjat e një lidhjeje të qëndrueshme

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 11:56
Ilustrim

Mendoni shpesh për partnerin edhe kur nuk jeni bashkë

Pas studimeve të shumta, psikologët kanë zbuluar një gjë interesante: sa më shumë të mendoni për partnerin kur nuk jeni bashkë, aq më shumë të dashuruar jeni.

Edhe vështirësia për t’u përqendruar në gjëra tjera kur jeni duke menduar për partnerin është dukuri që ndërlidhet me ndjenja të forta të dashurisë – posaçërisht për meshkujt.

Iu përgjigjeni pozitivisht lajmeve pozitive për njëri-tjetrin

Edhe në këtë rast, pas eksperimenteve të ndryshme, psikologët kanë zbuluar se një test i një lidhje të lumtur është se me çfarë entuziazmi iu përgjigjen partnerët njëri-tjetrit për lajme të mira.

P.sh., nëse jeni ngritur në pozitë në vend të punës dhe partneri juaj thotë kështu: “Kjo është e mahnitshme zemër! E kam ditur se mund t’ia arrish, ke punuar shumë për këtë gjë”, atëherë kjo do të thotë se është tejet i kënaqur dhe i lumtur me lidhjen tuaj.

Shpenzoni kohë me miqtë tuaj

Psikologët sugjerojnë se nëse dëshironi të jeni në një martesë/lidhje të lumtur, nuk është gjëja më e mirë që partneri t’jua përmbush të gjitha nevojat ekzistenciale. Psikologët rekomandojnë që të gjeni hobi, miq dhe punë tjera për t’u marrë dhe për të mos shpenzuar gjithë kohën së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat