Rrëfehet 45 vjeçari: Gruaja më tradhton në Facebook, ai është ... - Bota Sot
Rrëfehet 45 vjeçari: Gruaja më tradhton në Facebook, ai është ...

Life style

E diel, 21 tetor 2018

Rrëfehet 45 vjeçari: Gruaja më tradhton në Facebook, ai është ...

Nga: Bota Sot Më: 10 gusht 2018 Në ora: 10:34
Ilustrim

Përkundër dashurisë së madhe që kanë çiftet e martuar, ndonjëherë ndodh që të ketë ftohtësi ndërmjet çiftit.

Për këtë ka rrëfyer një burrë i cili ka 28 vite martesë më bashkëshorten e tij.

Në rrëfimin e tij 45 vjeçari ka rrëfyer për situatën që është krijuar në martesën e tyre, ai ka thënë për “The sun” se jeta e tyre është vështirësuar pasi që bashkëshortja e tij ka hapur një profil në Facebook, përcjell "Bota sot". Ai mendon se gruaja e tij po e tradhton me një mashkull tjetër.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të tij:

Kam dyshime se gruaja ime është duke më tradhtuar.

Gruaja ime është në kontakt të vazhdueshëm me një mashkull në Facebook. Por kur e pyesë se ke kë po flet, por ajo është duke folur me njërin nga fëmijët tonë.

Ne jemi të martuar për 28 vjet. Unë jam 45 vjeç dhe ajo është 44 vjeç. Fëmijët tanë tashmë  janë rritur të gjithë..

Unë nuk kam qenë i pajtimit që ajo të hap një llogari në Facebook, pasi që nuk më duket një gjë e rehatshme.

Dhe për ketë, ajo vazhdon që të qëndrojë vazhdimisht në Facebook, sidomos ditëve të fundit.

Dhe për këtë kam filluar dyshimet dhe pom më duket e çuditshme që rri kaq shumë e kyçur në Facebook.

Pastaj, pata shansin që të kontrolloj telefonin e saj, përcjell "Bota sot".

Dhe dyshimet e mija dolën të vërteta në telefonin e saj gjeta bisedat me një mashkull tjetër.  

Ajo po i fliste  gjëra të kënaqshme këtij personit.

Po ashtu, e shkova edhe profilin e tij në Facebook, ai është i bukur dhe ka një trup të madh.

Për këtë, nuk i fola asaj asgjë, seksi me mua mezi intereson këto ditë. Kurse, shkon të shtrihet në shtrat para meje dhe pretendon të jetë në gjumë.

Por, një ditë nuk durova edhe I thash për ato bisedat që I kam parë me atë personin në Facebook.

Por, ajo këmbëngul aq shumë se është vetëm një mik i saj në Facebook. Më shtyn të çmendem, pasi që ato mesazhe që I kam lexuar nuk fliten me një mik.

Jam në situatë të vështirë dhe nuk di si t’ia bëjë , ju lutem më ndihmoni.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Askush nuk e zgjidhte marrëdhënien e tyre duke e përgjuar partneren e tyre.

Pasi që fëmijët tuaj tashmë janë të rritur,  ju duhet të keni kohë dhe energji për të shijuar më shumë marrëdhënien tuaj.

Ndaloni së bëri rolin e detektivit, Duhet që të gjeni ide sit ë kaloni kohën me bashkëshorten tuaj dhe të bëni aktivitete zbavitëse së bashku.

Ndoshta edhe kjo situatë po ndikon në martesën tuaj, përcjell "Bota sot". Prandaj,  tregojuni gruas tuaj çdo ditë sa e doni dhe e çmoni atë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test