Mos i mbani kurrë prezervativët në xhep apo portofol, ja se ç'mund t'ju ndodh

Life style

Mos i mbani kurrë prezervativët në xhep apo portofol, ja se ç'mund t'ju ndodh

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 22:34
Ilustrim

Me siguri titulli mund t’ju ketë ngacmuar pak imagjinatën, duke marrë parasysh se ndoshta mbajtja e prezervativit në xhep ose portofol është gjëja e fundit që ju shkon në mendje.

Megjithatë një mashkull mban gjithmonë një të tillë me vete në mënyrë që të shmangë shtatzënitë e padëshiruara, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, apo edhe në rast të ndonjë situate të paplanifkuar si one night stand.

Sipas britanikes ‘’Metro.uk’’ prezervativët nuk duhen mbajtur kurrë në xhep ose xhepin e pasmë të pantallonave pasi janë dy zona relativisht të nxehta. Rrjedhimisht nxehtësia bën që prezervativët të humbasin efektin mbrojtës duke dalë kështu jashtë përdorimit.

Pra herën tjetër që do të merrni një prezervativ me vete, kujdesuni që ta mbani në temperaturën e duhur, pasi në të kundërt përpjekja juaj nuk do të ketë asnjë vlerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat