Seksi oral gjatë shtatzënisë mund të rrezikojë shëndetin e shtatzënës dhe të bebes - Bota Sot
Seksi oral gjatë shtatzënisë mund të rrezikojë shëndetin e shtatzënës dhe të bebes

Life style

Seksi oral gjatë shtatzënisë mund të rrezikojë shëndetin e shtatzënës dhe të bebes

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 09:15
Ilustrim

Lajme të këqija për çiftet të cilat presin bebe.

Siç zbulojnë ekspertët, do të mund të ndodhin pasoja serioze për femrat të cilat bëjnë seks oral gjatë shtatzënisë.

Për shkak të sistemit të imunitetit, shtatzënat kanë rrezik më të madh që të infektohen me sëmundje seksualisht të transmetueshme, posaçërisht në tremujorin e tretë.

Rrezik më i madh është nëse shtatzëna apo partneri i saj kanë problem me linë gjenitale të ujit (Varicellae).

Nëse shtatzëna infektohet me këtë virus, ekzistojnë shanse 50% që fëmija të lindet me këtë virus.

Mirëpo, rreziqet janë të vogla te bebet e lindura me prerje cezariane.

Pra, për nënat të cilat kanë sëmundje gjenitalisht të transmetueshme, lindja me prerje cezariane është mënyra shumë më e sigurt që të lindë bebe të shëndetshme.

Sëmundjet gjenitalisht të transmetueshme mund të barten madje edhe nëse partneri përdor prezervativ, prandaj mënyra më e sigurt për të shmangur infeksionin gjatë shtatzënisë është përmbajtja nga seksi.

Doktorët insistojnë që partnerët të verifikojnë shëndetin e tyre dhe të konsultohen me ta nëse vërejnë simptoma të ndonjë prej sëmundjeve të transmetueshme, në mënyrë që me kohë të caktojnë terapinë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test