Thyhet miti: Nuk e kurseni energjinë nëse e lini nxehësen tërë ditën ndezur

Life style

Thyhet miti: Nuk e kurseni energjinë nëse e lini nxehësen tërë ditën ndezur

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 11:20
Ilustrim

Secilën periudhë të dimrit, kjo është një pyetje e cila i preokupon shumicën e njerëzve – a duhet ta lini nxehësen tërë ditën ndezur? 

Sipas ekspertëve, duket se përveç nëse keni para për t’i hedhur në bërllok, nuk ka kuptim ta lini nxehësen tërë ditën ndezur sepse do të humbni energji çdo ditë dhe do të ballafaqoheni me fatura më të larta të rrymës.

Kjo për shkak se pavarësisht sa të mirë e keni izolimin e shtëpisë, një sasi e caktuar e energjisë gjithmonë del nga shtëpia.

Kështu, më mirë është ta nxehni shtëpinë vetëm atëherë kur ju nevojitet.

“Është më mirë të përdorni mjete teknologjike përmes së cilave mund të siguroheni se e nxehni shtëpinë vetëm kur ju jeni aty, përndryshe ju vetëm humbni energji duke e nxehur një shtëpi boshe”, thotë eksperti i energjisë, Caitlin Bent.

“Është një mit i zakonshëm se duke e lënë nxehësen ndezur tërë kohën ju do ta ruani energjinë”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat