Cila ngjyrë na bën më tërheqës dhe inteligjent?

Life style

Cila ngjyrë na bën më tërheqës dhe inteligjent?

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Kjo ngjyrë është dëshmuar se ndikon në gjininë e kundërt dhe në këto rroba ne dukemi më inteligjentë.

Sipas një hulumtimi të fundit, ekziston një ngjyrë e cila neve na bën jo vetëm më seksipil, por veshja e tillë na bën të dukemi edhe më të zgjuar.

Shumë herë kemi lexuar se si femrat do t’iu bien meshkujve më së miri në sy nëse vishen në të kuqe, por duket se ngjyra e zezë tash është më tërheqësja. Sipas një studimi nga një kompani britanike, e cila ka anketuar mbi 1.000 njerëz, 45 për qind e tyre thanë se ngjyra e zezë është e lidhur me vetëbesimin, inteligjencën dhe atraktivitetin.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se 66 për qind e grave janë të lumtura për të parë një burrë të veshur me rroba me ngjyrë të zezë. Meshkujt gjithashtu favorizojnë ngjyrën e zezë të veshjeve te femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat