Të gjithë kanë nevojë për disa miq rreth vetes, për jetë më të mirë dhe më të shëndetshme.
Më poshtë rendisim disa këshilla për të krijuar miq dhe të ndjeheni mirë në mesin e të tjerëve.
Mbani në mend emrat
Njerëzve u pëlqen kur u mbani në mend emrat. Kjo tregon se jeni të interesuar për ta dhe është një mënyrë tejet e mirë për të ndërtuar miqësi.
Dëgjoni
Jo vetëm për pauzë të bisedës, por dëgjoni me të vërtetë të tjerët. Pyetni gjërat që tregojnë se jeni të interesuar.
Bëhuni të sinqertë
Tregoni sinqeritet dhe flisni të vërtetën me miqët tuaj. Mungesa e sinqeritetit mund të shkaktojë probleme të panevojshme.
Thoni fjalë të mira
Mos ngurroni të jepni komplimente apo të dhuroni fjalë të mira, përcjell KosovaPress. Askush asnjëherë nuk është ‘dëmtuar’ nga fjalët e mia, edhe pse nganjëherë njerëzit nuk dinë si t’i pranojnë ato.
Respektoni hapësirën e tjetrit
Asgjë nuk e vret miqësinë më shumë se ngulfatja e tjetrit. Jepni hapësirë për miqët tuaj. Njerëzve nuk u pëlqen të manipulohen apo të zotërohen nga të tjerët.