Horoskopi i të enjtes, 6 dhjetor

Life style

Horoskopi i të enjtes, 6 dhjetor

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 06:05
Foto ilustrim

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi-Do të ketë një ndikim të favorshëm të yjeve në fushën e ndjenjave por edhe në atë profesionale. Do të përfshiheni në një periudhë mjaft pozitive në raport me javët e kaluara.

Demi-Fusha e ndjenjave dhe takimet e reja, do të jenë mjaft të favorshme gjatë kësaj të enjteje. Nga pikëpamja profesionale parashikohen zhvillime mjaft të frytshme.

Binjakët-Do të jeni të mbështetur nga prania e Hënës, e cila do të ndërveprojë në raportet ndërpersonale. Do të përfshiheni në një fazë jo shumë e mirë në fushën e ndjenjave.

Gaforrja-Duhet të mundoheni të lini pas shpine kritikat e të tjerëve dhe të merreni vetëm me aktualitetin. Bëni një ‘armëpushim’ të brendshëm, si sa i takon çështjeve sentimentale edhe profesionale.

Luani-Do të gjeni konsensuse mjaft të dobishme sa i takon çështjes së ndjenjave. Do të tregoheni mjaft të ndjeshëm lidhur me problemet e të tjerëve, duke tentuar në të gjitha mënyrat që të bëheni të dobishëm.

Virgjëresha-Do të ketë një ndikim mjaft pozitiv të yjeve në fushën e ndjenjave. Ndërsa nga pikëpamja profesionale, duhet të zgjidhni disa problematika që janë në vijim.

Peshorja-Kjo e enjte do të jetë tejet pozitive në çdo drejtim si në fushën e ndjenjave edhe në punë. Parashikohen rritje të mëtejshme profesionale gjatë kësaj periudhe.

Akrepi-Të lindurit e kësaj shenje duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë kësaj dite. Parashikohet të ketë rikuperim të ndjeshëm nga pikëpamja sentimentale lidhur me disa kritika.

Shigjetari-Mund të ziheni në befasi nga një reagim i papritur i një anëtari të familjes. Nëse doni të bëni diçka në mënyrë ndryshe, ky është momenti i duhur. Mbrëmja parashikohet të rikthejë fuqinë tuaj.

Bricjapi-Kjo periudhë parashikohet mjaft pozitive nga pikëpamja profesionale. Po ashtu nuk përjashtohen mundësitë e frytshme nga pikëpamja sentimentale gjatë kësaj dite.

Ujori-Do tëarrini të lini pas krahëve një periudhë mjaft delikate në çdo këndvështrim. Do të arrini të rigjeni forcë dhe energji si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale.

Peshqit-Ndikimi i favorshëm i yjeve do të bëjë që të shkëlqeni gjatë kësaj të enjteje. Fusha e ndjenjave do të jetë më e favorizuara e ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat