Chanel pas 109 vjetësh ka angazhuar manekin me prejardhje afro-amerikane

Life style

Chanel pas 109 vjetësh ka angazhuar manekin me prejardhje afro-amerikane

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 09:44
Alton Mason

Alton Mason kurrë nuk do të jetë i harruar në botën e modës. Për këtë meritën e ka kompania Chanel.

Kompania Chanel ka bërë një hap para dhe pas 109 vjetësh ka angazhuar manekin mashkull me prejardhje afro-amerikane.

Në shou-mbrëmjen e vet ka prezantuar Alton Masonin dhe kështu ka garantuar interesimin medial.

Alton Mason është manekini i parë me prejardhje afro-amerikane, i cili ka shëtitur në pistën e shout të Chanelit në historinë 109-vjeçare.

Image

Mason ka qenë pjesë e spektaklit të lashtë egjiptian me rastin e ekspozitës “Metiers d’ Art”.

Edhe pse Pharrell Williams më herët ka punuar me kompaninë Chanel, Mason ka qenë manekini i parë profesionist afro-amerikan, i cili është shfaqur në pistën e këtij brendi prestigjioz.

Shkrimi i historisë është hap i rëndësishëm për Masonin, i cili është falënderuar në rrjetet sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat