Kujdesuni për lulet në shtëpi

Lifestyle

Kujdesuni për lulet në shtëpi

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Duket se lulet nuk kanë funksion vetëm estetik, por shumë më tepër se kaq! Për adhuruesit e tyre, me gjasë që vazot me lule mbushin çdo kënd të shtëpisë, për të transformuar ambientin, për t’i dhënë një aromë më të mirë e plot arsye të tjera.

Por, pas këtij artikulli me siguri që do të vraponi drejt dyqanit të parë të luleve për të blerë një vazo të re, sipas pritshmërive tuaja pasi lulet janë edhe fatsjellëse.

Ekspertja e feng shui-t, Carole Hyder thotë se një praktikë e lashtë kineze lidhet me kultivimin bimëve apo mbajtjen e vazove me lule në shtëpi, në mënyrë që energjia e personit të përhapet në hapësirë përmes luleve.

Pozicionimi i mobilieve, madje edhe i luleve të brendshme ka rëndësi kur krijon një rrjedhë harmonie që përputhet me rendin natyror të botës. Ka disa bimë me fat që besohet se tërheqin natyrshëm energji të mirë në hapësirë.

Kujdesuni për lulet në shtëpi, pasi një bimë e vyshkur nuk i sjellë fat të mirë hapësirës suaj. Një bimë që po vdes mund të sjellë edhe fat të keq, sepse e zbraz hapësirën e energjisë. Çdo bimë ka nevojë për ujë dhe rrezet e diellit që të lulëzojë, por sasia ndryshon, ndaj mos i lini pas dore lulet tuaja të preferuara.

 Bambuja

Sjell fat për: Pasurinë

Borziloku

Sjell fat për: Shëndetin

Krizantema

Sjell fat për: Jetëgjatësinë

Lulja kineze e parave

Sjell fat për: Paratë

Kaktusi

Sjell fat për: Vendosjen e kufijve

Fitonia

Sjell fat për: Të larguar energjinë negative

Lulja Ivi

Sjell fat për: Restaurimet, rregullimet

Lulja Jade

Sjell fat për: Çështjet e financave

Peonia

Sjell fat për: Dashurinë dhe shërimin

Filodendron

Sjell fat për: Frymëzimin

Lulja “gjuha e vjehrrës”

Sjell fat për: Mbrojtjen

Orkidea

Sjell fat për: Lidhje të shëndetshme

Lulja e gomës

Sjell fat për: Para dhe lumturi

Lulja e merimangës

Sjell fat për: Stabilitetin

Pema e mandarinës

Sjell fat për: Pasurinë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat