Të braktisësh shkollën e të ndjekësh vizionin - Bota Sot
Të braktisësh shkollën e të ndjekësh vizionin

Life style

Të braktisësh shkollën e të ndjekësh vizionin

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 00:53

Rreth 75 përqind e njerëzve më të pasur të botës, nuk e kanë përfunduar kurrë universitetin që kanë nisur. Kjo nuk do të thotë që për t'u bërë i pasur duhet domosdoshmërisht të lësh shkollën, por disa ia kanë dalë mbanë me sukses.

Një ndër njerëzit më të pasur në botë dhe krijuesi i “Microsoft”-it, Bill Gates në fakt nuk e përfundoi Universitetin e Harvardit, që nisi gjatë jetës studentore.

Sidoqoftë, kjo s’e ka penguar që të ketë sukses. Fondacioni i tij, “Bill dhe Melinda Gates” sot ka 38.7 miliardë dollarë asete. Roman Abramovich la universitetin për t’iu përkushtuar eksportit të naftës ruse. Në vitin 1995 ai u bashkua me Boris Berezovksi dhe bleu gjigantin e naftës “Sibneft” për 100 milionë dollarë e ia shiti “Gazpromit” për 13 miliardë dollarë një dekadë më pas.

Sot ai zotëron klubin e futbollit të Chelsit, avionë privatë, jahte dhe një shtepi me vlerë 100 milion dollarë.

Larry Ellison, rivali Bill Gates, la në mes Universitetin e Illinoisit. Miliarderi i rritur në Çikago studioi për fizikë në Universitetin e Çikagos, por nuk arriti të diplomohej.

Përpara se të bëhej njeriu më i pasur në histori, John Rockfeler ishte djali i vogël i një artisti të panjohur dhe një gruaje me shkollë të mesme në provincën e Cleveland, Ohaio. Në moshën 16-vjeçare Rockfeler mendoi se ishte koha për ta lënë shkollën e për të filluar një karrierë. Ai themeloi firmën “Standard Oil” një kompani e fuqishme në tregun e naftës.

Francois Pinault la shkollën e mesme për të filluar punë si një tregtar i panjohur druri nga Franca në Britani. Karizma e ndihmoi të ndërtonte një perandori gjigante.

Themeluesi i Facebook-ut, Marc Zuckerberg, gjithashtu nuk u diplomua kurrë. Ai e prezantoi Facebook nga konvikti i Universitetit. U largua nga Harvardi në vitin e dytë për të vijuar punën me Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...