Sërish ndotja e ajrit kalon kufijtë e lejuar në Tetovë dhe Gostivar

Maqedonia

Sërish ndotja e ajrit kalon kufijtë e lejuar në Tetovë dhe Gostivar

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Problemi i ndotjes së ajrit në Maqedoni ende vazhdon. Gjatë orëve të mbrëmjes vërehet ndotja më e madhe ndërsa Gostivari dhe Tetova sërish janë në mesin e qyteteve më të ndotura në Maqedoni.

Në Tetovë, ajri është gati se trefish më i ndotur nga ajo që është e lejuar, përkatësisht 136 PM10. Ndotja e ajrit e ngjashme është edhe në Gostivar ku ajri është dyfish më shumë nga ajo e lejuara, përkatësisht 111 PM10.

Edhe pa u parë numrat e stacioneve matëse të cilësisë së ajrit, e dukshme është që qytetarët e Gostivarit dhe Tetovës nuk thithin ajër të pastër.

Shkupi sivjet ka qenë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë ndërsa opozita akuzon pushtetin aktual se nuk ndërmerr asgjë për përmirësimin e gjendjes së ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat