Komunikacioni në Maqedoni, vendosen ndalesa për makina të rënda në disa rrugë - Bota Sot
Komunikacioni në Maqedoni, vendosen ndalesa për makina të rënda në disa rrugë

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, vendosen ndalesa për makina të rënda në disa rrugë

Më: 3 janar 2019 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagura, në disa vende ka edhe mbetje të borës.

Mbrëmë për shkak të reshjeve të borës u vendosën ndalesa për lëvizje të makinave të rënda në rrugët Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, të cilat vlejnë edhe këtë mëngjes.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe vozitje të kujdesshme.

Ndryshe, meteorologët edhe për sot parashikojnë reshje të borës në gjithë vendin. Ndërsa temperaturat do të jenë disa gradë nën zero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...