Maqedoni, komunikacioni zhvillohet nëpër korsi të lagëta, ndalesë për kamionë në Mavrovë dhe Strazhë

Maqedonia

Maqedoni, komunikacioni zhvillohet nëpër korsi të lagëta, ndalesë për kamionë në Mavrovë dhe Strazhë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 10:26
Ilustrim

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi të lagëta. Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda ka në rrugën Mavrovë – Dibër dhe Gostivar – Kërçovë përmes Strazhës.

Apelohet të vozitet me vëmendje dhe përshtatjen e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës ndërsa për shkak temperaturave të ulëta, karakteristike për orët e mëngjesit dhe të natës ka mundësi të shfaqjes së ngricës.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ekipet e tyre vazhdimisht janë në terren dhe se po i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore.

Intensiteti i komunikacionit jashtë qytetit është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritja për hyrje-dalje nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat