Gjykata pranoi aktakuzat e PSP-së kundër OBRM-PDUKM - Bota Sot
Gjykata pranoi aktakuzat e PSP-së kundër OBRM-PDUKM

Maqedonia

Gjykata pranoi aktakuzat e PSP-së kundër OBRM-PDUKM

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:49
Gjykata Themelore

Gjykata Themelore e pranoi aktakuzat e PSP-së për rastin “Talir” për financim ilegal të OBRM-PDUKM-së

Aktakuza e PSP-së është pranuar në seancë publike dhe tashmë është caktuar kur do të fillojë procesië, përkatësisht kur do të ketë gjykim, por më shumë detaje do të dihen pas festave, konfirmuan nga gjykata për Tv24.

Sipas PSP-së, në periudhën nga 2011 deri në vitin 2015 tashmë të akuzuarit kanë organizuar mjete të dërgohen në xhirollogarinë e partisë politike OBRM-PDUKM.

Deri tani për këtë lëndë është dënuar vetëm Elizabeta Çingaroska e cila pranoi fajin dhe mori dënim me kusht. Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe OBRM-PDUKM si subjekt juridik janë të akuzuar në këtë lëndë.

PSP tashmë ka ngrirë pronën e OBRM-PDUKM-së, përkatësisht selinë e saj si dhe 58 objekte tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...