OBRM-PDUKM nuk do ta mbështes ligjin për parandalim të korrupsionit në këtë formë

Maqedonia

OBRM-PDUKM nuk do ta mbështes ligjin për parandalim të korrupsionit në këtë formë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 21:15
Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se partia e tij nuk do të mbështesë Ligjin për parandalim të korrupsionit në këtë formë.

Ai shtoi se vërejtjet e tyre janë parimore dhe se iu janë dorëzuar grupit punues brenda Kuvendit, ndërsa në të njëjtën kohë shprehu shpresën se LSDM do të tërhiqet nga njoftimi se ligji duhet të vihet në procedurë parlamentare me një flamur evropian dhe të miratohet me procedurë të shkurtuar. Sipas Mickoskit, ky ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të marrë mbështetjen e të gjitha partive politike.

“OBRM-PDUKM qëndron në dispozicion dhe ka argumente që janë në përputhje me GRECO dhe me të drejtën ndërkombëtare. Jemi të gatshëm ta argumentojmë kudo, sa herë dhe kusht të jetë prej kundërshtarëve tanë politikë”, tha Mickovski.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së sot para Kuvendit foli edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe theksoi se ata presin fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat