LSDM: Mickoski dhe Baçev punojnë kundër interesave shtetërore

Maqedonia

LSDM: Mickoski dhe Baçev punojnë kundër interesave shtetërore

Më: 11 janar 2019 Në ora: 12:45
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM kanë akuzuar se lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski po punon së bashku me Janko Baçev që Maqedonia mos të anëtarësohet në NATO dhe BE.

“Të angazhuar për zbatimin e urdhrave anti-perëndimore dhe anti-shtetërore të shefit të tyre, e të arratisurit Nikolla Gruevski, Mickoski dhe Baçev harruan sa qytetarët dhe Maqedonia janë më të mëdhenj se ata”, thuhet në kumtesën LSDM-së.

Nga atje thonë se qytetarët i kanë mposhtur politikat destruktive të Mickoskit dhe Gruevskit, dhe se e rrëzuan regjimin.

“Maqedonia dhe qytetarët nuk do të lejojnë që të bllokohen. Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s sa do që mos t’i pëlqejë zëdhënësit Mickoski”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat