Kocijançiq: BE po ndjek nga afër marrëveshjen e Prespës - Bota Sot
Kocijançiq: BE po ndjek nga afër marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Kocijançiq: BE po ndjek nga afër marrëveshjen e Prespës

Më: 14 janar 2019 Në ora: 16:08
Maja Kocijançiq

Bashkimi Evropian po monitoron nga afër situatën në vend dhe marrëveshjen e Prespës, pra zbatimin e saj.

Këtë e tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, duke përsëritur se marrëveshja e Prespës është shprehje e guximit politik dhe lidershipit në zgjidhjen e një prej kontesteve më të vjetra në rajon.

Sipas Kocijançiq, kjo është një mundësi unike për të tejkaluar vështirësitë e së kaluarës dhe për të forcuar pajtimin në rajon dhe në Evropë.

“Ne po ndjekim procedurat kombëtare që duhet të bërë për zbatimin e marrëveshjes”, theksoi Kocijançiq duke komentuar mbi ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Greqi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...