Të gjelbërit e PE-së kritikojnë Weberin për shkak të qëndrimit të tij ndaj Maqedonisë

Maqedonia

Të gjelbërit e PE-së kritikojnë Weberin për shkak të qëndrimit të tij ndaj Maqedonisë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 20:59
Manfred Weber

Grupi i Partisë së të Gjelbërve gjermane në Parlamentin Evropian i bëjnë thirrje Manfred Weber, kandidatit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) për presidentë të KE-së, që të mbështesë qartë marrëveshjen e Prespës.

Manfred Weber, i cili më herët për “Euroaktiv” kishte thënë se, mbështet marrëveshjen e Prespës, menjëherë pastaj kishte mohuar deklaratën dhe tha se mbështeste plotësisht opozitën greke të Kyriakos Mitsotakis dhe se i kuptonte plotësisht “ndjenjat greke” lidhur me çështjen e emrit.

Kjo deklaratë ka shkaktuar pakënaqësi në disa parti politike në Parlamentin Evropian, mbi të gjitha tek të Gjelbërit.

“Weber e vendosi besnikërinë ndaj Demokracisë së Re para dhe përtej të ardhmes së Maqedonisë në Evropë, deklarojnë nga të Gjelbërit.

Sipas tij, sjellja e Manfred Weber nuk i ngjan një personi i cili dëshiron të bëhet president i Komisionit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat