Mickoski: Zaev dhe Xhaferi kryen atentat ndaj Maqedonisë

Maqedonia

Mickoski: Zaev dhe Xhaferi kryen atentat ndaj Maqedonisë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 19:36
Hristijan Mickoski

Në pyetjen nëse sot ka ndodhur puç në Maqedoni, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në “Studion e hapur”, tha se Zaevi dhe Xhaferi në fakt kanë kryer atentat ndaj Maqedonisë.

“Dje me krenari nëpër rrjetet sociale Xhaferi së bashku njerëzit që janë pjesë e BDI-së dhe funksionarë në Qeveri në profilet e tyre në ‘Facebook’ duke festuar atë që bëri kreu i Kuvendit. Nënshkrimi joligjor i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, sot mori vazhdim, kur drejtori i ‘Gaztës Zyrtare’ e publikoi atë me qëllim të krijohet alibi se ligji është në fuqi”, tha Mickoski.

Mickoski tha se për një periudhë taktizuan, gënjyen, krijuan alibi për deputetët e kërcënuar me qëllim që në fund të mbarojë një proces tjetër.

“Kur mbaroi ai proces, në radhë erdhi ajo çfarë ndodhi të premten ndërsa tani me ditën e sotme e mbaruan atentatin ndaj Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai tha se fajtorë kryesor për këtë janë Zoran Zaevi, Talat Xhaferi dhe i riu i “Gazetës Zyrtare”, dhe se për këtë do të përgjigjen penalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat