Tanja Karakamisheva ftohet në polici për shkak të gjuhës së urrejtjes - Bota Sot
Tanja Karakamisheva ftohet në polici për shkak të gjuhës së urrejtjes

Maqedonia

Tanja Karakamisheva ftohet në polici për shkak të gjuhës së urrejtjes

Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:45
Tanja Karakamisheva

Profesoresha maqedonase Tanja Karakamisheve, është ftuar në bisedë informative në stacionin policorë, pasi është denoncuar për përhapje të gjuhës së urrejtjes.

Ajo sot në llogarinë e saj në Facebook tha se bëhet fjalë për përndjekje politike.

“Dje tre policë kanë keqtrajtuar fëmijët e mi të mitur, duke sjellur ftesë në shtëpi që sot në orën 11:00 të paraqiten në stacion policor ‘nën dyshimet se kam kryer vepër penale nga neni 394 i Kodit Penal – përhapje të materialeve raciste dhe ksenofobike në sistemet kompjuterike’. Jam paditur edhe nga Komiteti i Helsinkit për ‘shkaktim të urrejtjes, grindjes ose mosdurimit në baza nacionale, racore, fetare ose baza tjera'”, shkruan Karakamisheva.

Ajo më tej thekson se statusi për të cilin është denoncuar në polici ka të bëjë me emigrantët.

“Përndjekjen politike e kanë lëshuar në maksimum. Komiteti i Helsinkit, mbrojtësit e pushtetit, do të shihemi para drejtësisë. Ju do të turpëroheni nga procedurat tuaja, unë do të jem në anën e të vërtetës dhe drejtësisë”, shkruan Karakamisheva.

Ndryshe, ajo shpesh herë ka bërë deklarata kontroverse edhe ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...