Maqedoni, 50.000 të sëmurë kronik nuk i morën maskat mbrojtëse të premtuara nga Filipçe

Maqedonia

Maqedoni, 50.000 të sëmurë kronik nuk i morën maskat mbrojtëse të premtuara nga Filipçe

Më: 22 janar 2019 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

S’ka maska mbrojtëse kundër ajrit të ndotur për rreth 50.000 të sëmurë kronik edhe pse para më shumë se një muaj e gjysmë, në fillim të dhjetorit ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se personat e sëmurë kronik do të marrin maska mbrojtëse falas, si një nga format për mbrojtje nga ajri i ndotur.

Në pyetjen e “Nova” nëse është shpallur tender për furnizim dhe përse të sëmurë kronik dhe fëmijët deri tani s’kanë marrë maskat mbrojtëse, nga ministria e Shëndetësisë nuk janë përgjigjur.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp atëherë tha po bëhen kalkulime se sa do të jetë numri i fëmijëve që duhet të marrin maska mbrojtëse.

“Dolëm me të dhëna se kemi 43.000 të sëmurë kronik, ndërsa numri i fëmijëve që ju nevojiten maska ende s’është konfirmuar dhe kërkojmë mënyrë se si t’i ndajmë maskat. Me ministrinë e Mjedisit Jetësor tashmë konfirmuam se maskat nuk e zgjedhin problemin, por megjithatë janë një formë për mbrojtje”, deklaroi Filipçe.

Për shkak të ndotjes së ajrit u vazhdua pushimi dimëror për nxënësit për dy dytë, ndërsa nga nesër hiqen edhe masat dhe rekomandimet për alarmim të ndotjes së ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat