Shefi i inteligjencës së NATO-s, për vizitë në Shkup - Bota Sot
Shefi i inteligjencës së NATO-s, për vizitë në Shkup

Maqedonia

Shefi i inteligjencës së NATO-s, për vizitë në Shkup

Më: 23 janar 2019 Në ora: 08:14
Arndt Freytag

Shefi i inteligjencës dhe i sektorit të sigurisë së NATO-s, ambasadori Arndt Freytag von Loringhoven ka filluar vizitën 3-ditore në Shkup për reformat në fushën e mbrojtjes.

Ambasadori Arndt Freytag von Loringhoven mbërrin në Shkup në prag të votës finale në parlamentin grek të Marrëveshjes së Prespës dhe u zotua se Aleanca do të mbështes anëtarësimin e plotë të vendit në NATO.

“Marrëveshja e Prespës është një kontribut i madh për stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë rajonit. Ju mund të mbështeteni në NATO në procesin e aderimit në NATO dhe mezi ju presim si anëtaren e 30-të Aleancës”, u shpreh Shefi i inteligjencës i NATO-s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...