Protesta për Kodrën e Diellit, kërkohet tërhqja e kompanisë menaxhuese

Maqedonia

Protesta për Kodrën e Diellit, kërkohet tërhqja e kompanisë menaxhuese

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:57
Protesta për Kodrën e Diellit, kërkohet tërhqja e kompanisë menaxhuese

Edhe sot dhjetra qytetarë u mblodhën në qendrën turisitke për të protestuar kundër kompanisë Elem që menaxhon me Kodrën e Diellit. Nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” theksuan se dorëheqja e ELEM-it është i vetmi shpëtim për Kodrën e Diellit, shkruan Botasot.

“25 milionë euro të taksave të qytetarëve përfunduan në humnerë nga keq menaxhimi i ELEM me vendin turistik Kodra e Diellit, poashtu më shumë se 25 milionë euro i humbën qytetarët nga mos funksionimi i qendrës turistike Kodra e Diellit, zëri i qytetarëve sot reagon dhe i thotë Qeverisë mjaftë më,  sanksioni ato që shkaktuan humbje, thuaj ELEM-it jo me Kodrën e Diellit. Dorëheqja e ELEM-it është i vetmi shpëtim nga Kodra e Diellit. Qeveria tha se ELEM nuk mund të veprojë më resorin turistik Kodra e Diellit, keq menaxhimi fshiu këtë qendër edhe nga listat botërore turistike dhe kërkojmë që qeveria përfundimisht t’i thotë mjaft kësaj vjedhje moderne”, tha Hamdi Sulejmani, protestues.

Ndryshe edhe gjatë javës së kaluar u protestua për shpëtimin e kësaj qendre turisitke. Nga qeveria deri më tani nuk kanë marrë asnjë iniciativ sa i përket kësaj problematike./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat