Qytetarët mund të padisin komunën për thyerjet dhe plagët që rezultojnë nga rrugët e pa pastruara nga bora

Maqedonia

Qytetarët mund të padisin komunën për thyerjet dhe plagët që rezultojnë nga rrugët e pa pastruara nga bora

Më: 27 janar 2019 Në ora: 10:57
Rrugët e pa pastruara nga bora

Rrugët e pa pastruara nga bora, si çdo vit, janë problem për qytetetarët.

Komunat shpenzojnë mijëra euro për blerjen e pajisjeve dhe kripës, ndërkaq Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim apeloi deri te kryetarët e komunave dhe komunat, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e borës, për shkak të qarkullimit në trafik si dhe mbrojtjen e popullatës në përputhje me detyrimet nga Ligji për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në rast lëndimi, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim. Avokati i Popullit porosit qytetarët të mos presin për drejtësi dhe të drejta, por të luftojnë për to.

Për thyerjet dhe plagët që rezultojnë nga rrugët e papastërta, qytetarët mund të padisin komunën në të cilën ka ndodhur rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat