Siljanovska e Klimovski përgatiten për kandidatura për president nga rradhët e VMRO-së!

Maqedonia

Siljanovska e Klimovski përgatiten për kandidatura për president nga rradhët e VMRO-së!

Më: 28 janar 2019 Në ora: 13:47
Ilustrim

Partitë, ndërkohë kanë nisur edhe konsultimet lidhur me caktimin e kandidatëve të mundshëm për president, për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov, i cili në këtë post e ka ushtruar për dy mandate. Deri më tani i vetmi kandidat që është shprehur publikisht se do të kandidon është Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE, parti e cila ka hapur konkurs për gjithë kandidatët që janë të interesuar të partisë që dëshirojnë të kandidojnë në zgjedhjet presidenciale. 

Jo zyrtarisht mësohet se edhe profesoresha universitare Gordana Siljanovska dhe profesori Savo Klimovski përgatiten për kandidatura për president nga rradhët e kësaj partie, me çka pritet edhe të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 31 janar. 

Përveç Gjorçev, deri më tani në parti ka arritur edhe një aplikim për President, por që nuk bëhet e ditur emri i personit në fjalë për opinionin.  VMRO-DPMNE në konvetën më 16 shkurt në Strugë do të zgjedhë kandidatin për President që do të garon për pasues të Gjorge Ivanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat