Polici i lënduar më lehtë lëshohet për kurim shtëpiak, polici i lënduar më rëndë është në SPQ “8 Shtatori”

Maqedonia

Polici i lënduar më lehtë lëshohet për kurim shtëpiak, polici i lënduar më rëndë është në SPQ “8 Shtatori”

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Njëri nga dy nëpunësit policor të Stacionit Policor Çair të cilët dje ishin lënduar pasi ishin sulmuar nga një grup i qytetarëve në lagjen Shuto Orizarë, i cili ka marrë lëndime më të lehta ishte sjellë në Qendrën Urgjente, pas çfarë është lëshuar për kurim shtëpiak, deklaroi për MIA-n udhëheqësi i Qendrës Urgjente Albert Leshi.

Theksoi se te ata ishte sjellë edhe një person me lëndime më të rënda në pjesën e kokës, me tronditje në kokë.

“Polici kishte pothuajse lëndime të pavërejtura. Personi mendoj është vendosur në Klinikën për Neurologji, derisa polici tjetër i cili kishte lëndime serioze është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, shtoi Leshi.

Nga SPQ “8 Shtatori” ende nuk ka informacion për gjendjen e policit të lënduar. Në incidentin e mbrëmshëm janë marrë në pyetje disa persona dhe për momentin punohet në ndriçimin e rastit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat