Maqedoni, me mbështetje nga Gjermania do të rindërtohen konviktet studentore

Maqedonia

Maqedoni, me mbështetje nga Gjermania do të rindërtohen konviktet studentore

Më: 29 janar 2019 Në ora: 21:55
Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancë e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për mundësinë e ndihmës teknike nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë për vlerësimin dhe vërtetimin e nevojave për rindërtimin e konvikteve studentore në Maqedoni.

Qeveri, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, e obligoi ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që menjëherë të qaset në përgatitjen e rang listës së konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë me prioritet për investim.

Sot qeveria e Maqedonisë mbajti mbledhjen e 117-të ku u miratuan edhe ndryshime tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat