Treshja e LSDM-së për kandidatët për president - Bota Sot
Treshja e LSDM-së për kandidatët për president

Maqedonia

Treshja e LSDM-së për kandidatët për president

Më: 29 janar 2019 Në ora: 23:26
Shekerinska, Dimitrov, Osmani dhe Spasovski

Tre zyrtarët e LSDM-së që përfliten si kandidat të mundshëm për president, Shekerinska, Dimitrov dhe Spasovski sot nuk kanë mohuar por as pohuar nëse janë në garën e ngushtë për kreun e shtetit. Ata kanë folur për rëndësinë e reformave që duhet të zhvillohen por gjithashtu kanë theksuar rëndësinë që presidenti të ketë të gjitha tiparet e nevojshme për drejtimin e shtetit. Nga BDI-ja kanë thënë se mbeten në qëndrimin për president konsensual.

Për fat të mirë sot po flasin tre nga kandidatët e mundshëm për president të shtetit. Po flasin për reforma dhe proceset që janë ndërmarrë deri më tani. Dua të ju pyes veç e veç zoti Spasovski, zonja Shekerinska dhe zoti Dimitrov: A do të kandidoni për president të shtetit? Do të doja përgjigje nga secili, përgjigje të sinqertë. Edhe një pyetje deri te zoti Osmani: Cili prej tre folësve, për BDI-në është më i pranueshmi si kandidat konsensual për president?

Mua më të vështirën si folës i parë. Ky është një proces i rëndësishëm, i cili kërkon konsultime dhe vendime në kuadër të partisë, konsultime me partnerët e koalicionit dhe konsultime me qytetarët. Unë menjëherë pyeta pse Bujari të mos jetë, por ka problem me moshën. Është herët. Duhet patjetër t’i respektojmë proceset, janë procese shumë me rëndësi. Është shumë me rëndësi të përmendet emri, është nderë për mua. Duke pasur parasysh kandidatët, këtu nuk jemi të gjithë, pra mungon dikush”-tha Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm .

Në pyetjen direkte do të jap përgjigje direkte: Nuk besoj në vet-kandidim. Ashtu sikur nuk besoj se kryetari duhet zgjedhur si vetura më e mirë apo produkti më i mirë. Sot jemi këtu për të folur çfarë kemi bërë deri sot dhe çfarë do të bëjmë tani e tutje si Qeveri. Fokusi jonë mbetet zgjidhja e problemeve në Maqedoni. Kush ku do të jetë dhe çfarë funksioni do të ketë është çështje me pak rëndësi”-pohoi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Ambiciet dhe ndjenjat personale të askujt këtu që është apo cilitdo në shtet nuk janë më të rëndësishme se sa e ardhmja e vendit dhe e ardhmja e gjeneratave që do të vijnë. Ka hapësirë ku do t’i diskutojmë të gjitha aspektet, mes partive, me qytetarët dhe jam i sigurt se Maqedonia do të ketë president ashtu siç e meriton, të fortë dhe vizionar i cili do të dijë të shohë të ardhmen e vendit”- theksoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Këmbëngulim në këtë proces. Nëse nuk kemi sukses do të këmbëngulim në zgjedhje të tjera. Maqedonia duhet të ketë president konsensual, i cili do ta përfaqësojë më së paku vullnetin e dy etnive në vend por pse jo edhe të etnive të tjera”-tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat