Rasti “Tarifa”, dorëzohen dëshmitë në gjuhën angleze dhe çeke, seanca e radhës më 7 shkurt

Maqedonia

Rasti “Tarifa”, dorëzohen dëshmitë në gjuhën angleze dhe çeke, seanca e radhës më 7 shkurt

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:49
Foto ilustruese

Elemi ka dorëzuar deri tek Gjykata Penale dëshmitë në gjuhën angleze dhe çeke të cilët i kanë kërkuar i akuzuari i dytë dhe tretë në lëndën e PSP-së “Tarifa”

Avokatët e tyre në seancën e sotme kanë kërkuar kohë që të njëjtat të përkthehen dhe të paraqiten në mënyrë të rregullt. Gjyqtarja Sofçe Gavrivolla Efermova e ka pranuar kërkesën dhe e ka anuluar seancën për më 7 shkurt. Pas dhënies së dëshmive nga pala mbrojtëse, pasojnë fjalët përfundimtare dhe aktgjykimi.
 

Në lëndën e PSP-së “Tarifa” akuzohen tre persona, Dejan Boshkovski, Metodij Stojmenovski dhe Nenad Gjorgjovski të cilët akuzohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kompetencave.

Sipas akuzave të PSP-së, të akuzuarit kanë keqpërdor detyrën zyrtare dhe kompetencat gjatë blerjes publike të softuer “ERM sistem”. Ata i kanë mundësuar konsorciumit, i cili ka fituar tenderin. që të kualifikohet në fazën e dytë të bisedimeve gjatë blerjeve publike, edhe pse nuk ka pasur të kompletuar dokumentacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat