Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, partitë me qëndrime të ndara

Maqedonia

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, partitë me qëndrime të ndara

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:24
Ilustrim

Kreu i kuvendit, Talat Xhaferi, ka paralajmëruar 21 prillin si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta presidenciale.

Akoma nuk dihet nëse bashkë me to do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.  Nga LSDM thonë se do të respektojnë të gjitha sugjerimet, përfshirë edhe ato të faktorit ndërkombëtar të cilat kërkojnë fokusim në reforma, sepse, sipas tyre, zgjedhjet parlamentare do të shmangnin energjinë e nevojshme për realizimin e tyre. 

“Siç e dini, kemi argumente të forta për të shkuar në zgjedhje, por edhe argument që na thonë se zgjedhjet eventuale parlamentare mund ta frenojnë procesin integrues të vendit në BE dhe NATO. Meqë kjo kërkesë vjen nga kreu i partisë më të madhe opozitare, vlen ta shqyrtojmë. Gjithsesi, qëndrimi dhe argumentet e partnerëve tanë nga bashkësia ndërkombëtare do të kenë ndikim në marrjen e vendimit”,- deklaroi Kostandin Kostandinov nga LSDM.

Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE mbeten në qëndrimin se krahas presidencialeve, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton TVM2.

“Orientimi drejt zgjedhjeve presidenciale do të thotë mundësi të ikin nga përballja me qytetarët në bazë të të gjitha politikave negative që i kanë bërë gjatë periudhës së kaluar. Me premtime dolën në vitin 2016 para qytetarëve, atë që e premtuan nuk ka filluar, realizuan projekte tjera, për këtë qëllim mendojmë se mundësi më e mirë që ta vërtetojnë legjitimitetin para qytetarëve janë zgjedhjet parlamentare”,- tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat