Osmani: Prespa e hapi rrugën, por plani 18 do të na çojë në nisjen e bisedimeve

Maqedonia

Osmani: Prespa e hapi rrugën, por plani 18 do të na çojë në nisjen e bisedimeve

Më: 30 janar 2019 Në ora: 23:04
Bujar Osmani dhe Christian Danielsson

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, u takua me drejtorin e Drejtorisë për zgjerim pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

“Zbatimi i marrëveshjes së Prespës e hapi rrugën, ndërsa zbatimi i reformave nga Plani 18 do të na çojnë në nisjen e bisedimeve”, tha Osmani në takim duke shprehur kënaqësinë nga dinamika e deritashme mbi realizimin e Planit.

“Kishim përparim në gjithë fushat: ndarja e plotë e agjencisë për monitorimin e komunikimeve nga shërbimet e sigurisë; progres në miratimin e ligjeve kryesore të gjyqësorit; ligji i për Komisionin për parandalimin e korrupsionit; dhe sigurisht ka progres në zbatimin e strategjisë për profesionalizëm dhe depolitizim të administratës”, tha Osmani.

Osmani dhe Danielsson shkëmbyen mendime edhe për pritjet nga Komisioni Evropian në raportin për Maqedoninë, që paraqet matëse bazë për gatishmërinë e vendit, dhe parametri kryesor ku presim konfirmim të vendimit për nisje të bisedimeve në samitin e qershorit në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat