Në gjykatën penale seanca gjyqsore për lëndën e PSP-së Target-Fortesa filloi me marrjen në pyetje të informatorit nga MPB-ja, Gjorgji Llazarevski.
Llazarevski në seancën e kaluar gjyqësore ishte marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike, ndërsa sot seanca filloi me parashtrimin e pyetjeve nga avokati i Mijallkovit, Lupço Shvrgovski.
Në rastin “Target-Fortesa” të akuzuar janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Vallerov dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim.
Dy të akuzuarit e parë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë në arrati në Greqi.
Sipas aktit prokuror, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri 2015 në mënyrë joligjore janë përgjuar 4286 numra telefonik, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor.