Dukovski: Çavkov nuk është fajtor për dhunën në Kuvend

Maqedonia

Dukovski: Çavkov nuk është fajtor për dhunën në Kuvend

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:51
Sashko Dukoski

Më shumë se tre orë avokati Sashko Dukoski sqaroi para gjykatës pse klienti i tij Mitko Çavkov nuk ka fak për hyrjen e përgjakshme në Kuvend më 27 prill. Sipas tij, nuk ka dëshmi se ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike e ka kryer veprën penale, bashkim terrorist për rrezikimin e rendit kushtetues.

Prokuroria koketon me dy akte të zbatimit. Një herë thotë se populli ka hynë në Parlament me atë se të gjithë personat paraprakisht e kanë ditur se nuk do të ketë sigurim të mjaftueshëm, kështu që në pjesën tjetër të aktakuzës thuhet se nuk mund populli të hyjë në Parlament, por Kërsto Mukoski i ka hapur dyert – tha Sashko Dukoski, avokat.

Dukoski edhe njëherë theksoi se Mitko Çavkov nuk ka qenë në ndërtesën e VMRO-DPMNE-së në periudhën prej orës gjashtë deri në orën tetë, siç pohonte i pandehuri Aleksandar Vasilevski – Ninxha. Çavkov ka qenë në ndërtesën e “Tehnometal” ku i ka pasur zyrat – pohim që e kanë konfirmuar edhe dy dëshmitë, shpjegoi Dukovski.

Bëhet fjalë për stacion bazë, 50 metra larg janë “Tehnometal Vardar” dhe VMRO DPMNE, stacioni i njëjtë bazë. Marrëveshje për qira dorëzuan, dy dëshmitarë që janë truprojat personale dëshmuan nën betim. Tani, nuk do t’u besojmë atyre, do t’i besojmë një të akuzuarit që për shkaqe personale e thotë atë që e thotë dhe ligji e lejon të mos e flasë të vërtetën dhe të mbrohen siç është më së miri për të, ndërsa dëshmitarët obligohen që ta flasin të vërtetën – u shpreh Sashko Dukoski, avokat.

Numrin e të akuzuarve për rastin e 27 prillit e përgjysmoi amnistia selektive që nga burgu i shpëtoi deputetët e VMRO DPMNE-së, një pjesë të organizatorëve të protestave “Për Maqedoni të Përbashkët” si dhe punonjës në Kuvend. Për 17 të akuzuarit tjerë që nuk u shpëtuan me amnisti, prokurorja Vilma Ruskoska kërkoi dënime me burg prej mbi 10 viteve. Ruskoska gjithashtu sqaroi zinxhirin e komandave- urdhrat kryesore i ka dhënë ish kryeministri Nikolla Gruevski deri tek i akuzuari Mitko Çavkov, i cili më pas ia ka përcjellë Jane Çentos. Prokuroria paralajmëroi se së shpejti do të mësojë kush është organizator i hyrje së dhunshme në Kuvend dhe nëse në mesin e tyre është edhe i arratisuri dhe azilanti, Nikolla Gruevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat