Filipçe: Gjinekologjia në Çair shpejti do të ngrohet me gaz - Bota Sot
Filipçe: Gjinekologjia në Çair shpejti do të ngrohet me gaz

Maqedonia

Filipçe: Gjinekologjia në Çair shpejti do të ngrohet me gaz

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:00
Venko Filipçe

“Gjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë hapa të caktuar për ndryshimin e sistemit për ngrohje në disa institucione shëndetësore publike. Prioritet e kemi Spitalin e Posaçëm për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, si dhe spitalet e përgjithshme në Kumanovë dhe Strumicë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se projektet janë të gatshme, kanë hyrë në planin e furnizimeve publike dhe do të fillojnë të realizohen si prioritet pikërisht në këto tre institucione shëndetësore publike.

“Shpresoj se aq sa zgjat procedura e tenderit dhe të gjitha afatet ligjore do të kalojnë pa asnjë problem dhe për një kohë të shkurtë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm i ngrohjes gjithë këto objekte do të përgatiten për ngrohje me gaz”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...