Ditë historike për Maqedoninë, hap i rëndësishëm drejtë NATO-s - Bota Sot
Ditë historike për Maqedoninë, hap i rëndësishëm drejtë NATO-s

Maqedonia

Ditë historike për Maqedoninë, hap i rëndësishëm drejtë NATO-s

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 11:37
Pamje nga nënshkrimi

(E plotësuar) - Vendet anëtare të NATO-s kanë nënshkruar sot në Bruksel protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake.

Të gjitha shtetet, një nga një kanë hedhur firmën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka konsideruar këtë ngjarje historike.

“Nënshkrimi i protokolit të pranimit shënon fillimin e ratifikimt, i cili besoj që do shkojë rrjedhshëm dhe shumë shpejt do të ju pranojmë si anëtar i plotë”, ka thënë Stoltenberg.

Stoltenberg: Kjo është një ngjarje historike

“Kjo është një ngjarje historike. Kryeministri Tspias dhe ai Zaev treguan kurajo të madhe kur nënshkruan marrëveshjen e Prespës vitin e kaluar. Përmes angazhimit të tyre për të përfunduar këtë çështje Athina dhe Shkupi kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjes së Prespës shënoi një hap të rëndësishëm për rrugën që na solli këtu sot. Ky ka qenë një rrugëtim i lehtë por sfidues dhe me kompromise të vështira, por përkushtimi i tyre për vlera demokratike, reforma dhe krijimi i institucioneve të fuqishme solli progres”, ka thënë ai.

     

Image

Maqedonia po bëhet shteti i 30’ në NATO, e që sot nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s,  u tha se do të sigurojë  stabilitet afatgjatë, sovranitet dhe siguri.

Ai tha se ngjarja historike e ditës së sotme tregon se dera e NATO-s është e hapur për demokracitë që janë të gatshme.

Në mbledhjen e Këshillit, të zhvilluar në selinë e NATO-s në kryeqytetin belg, i pranishëm ishte ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili tha se me këtë përmbushin një premtim.

Dimitrov: U dëshmua se e pamundura është në fakt e mundshme

“Qëllimi ynë strategjik është të bëhemi anëtare e NATO-s. Ky është një rezultat i punës së shumë gjeneratave dhe detyre e gjeneratës sonë. Kjo nuk ishte e paevitueshme ose e pamundur të ndodhte. Kjo ndodhi si rezultat i lidershipit të kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit ALeksis Tsipras që ndërtuan rrugën e  pajtimit tonë historik, që dëshmon se e pamundura është në fakt e mundshme. Në ditët në vazhdim do t’i sqarojmë çështjet e fundit që kemi me ndonjë nga fqinjët tanë. Kufijtë tanë janë të caktuar dhe mendoj që do të luajmë një rol të rëndësishëm e paqësor ne rajon”, tha ai.

Image

Ai tha se tani do të kenë 29 shtete përkrahëse. Sipas tij, që nga sot Maqedonia është më e fuqishme.

Tani, Protokolli duhet ratifikuar nga të gjitha vendet anëtare. E para që pritet ta bëjë këtë është Greqia.

E deri në ratifikimin nga të gjitha vendet anëtare, Maqedonia mund të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit, por pa të drejtë vote, ose vendosje të flamurit.

Pasi të përfundojë ratifikimi, bëhet anëtare e plotë.

Hapja e rrugës drejt anëtarësimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, u bë me zgjidhjen e ngërçit  30 vjeçar  me Greqinë rreth  emrit.

Me 11 janar 2019 Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me 81 vota pro ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriu.

Amendamentet e votuara ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit. Sipas marrëveshjes, emri Republika e Maqedonisë ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ceremonisë në selinë e NATO-s në Bruksel, kanë qenë të pranishëm ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, i cili mëngjesin e sotëm ka udhëtuar nga Uashingtoni për në Bruksel.

Sekretari gjeneral i NATO-s Jans Stoltenberg në fillim deklaroi: “ ky është një moment historik për vendin. Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë treguar guxim duke e arritur dhe nënshkruar Marrëveshjen e Prespës, me çka kanë kontribuar për stabilitet dhe siguri në rajon”.

Kjo ishte rrugë e vështirë me shumë kompromise. Shumë kohë Ju presim që të bëheni pjesë e familjes. Keni qenë pjesëmarrës në misionet e NATO-s, dhe keni përfunduar reformat e duhura për tu bërë anëtare e 30-të e NATO-s. Pas nënshkrimit vijon ratifikimi dhe padyshim se do të ratifikohet në të gjitha vendet anëtare ka deklaruar Stoltenberg.

Ai theksoi se nga sot Maqedonia do të ketë përfaqësues të vetin në NATO.

Presim që të përmbushni reformat e duhura edhe për anëtarësim në EU, me të cilën i ndajmë vlerat e përbashkëta, ka theksuar sekretari gjeneral i NATO-s.

Ministri i Punëve të Jashtme ka thënë “ kjo ka qenë rrugë e gjatë, të cilën e kishim filluar me dhjetë vende të tjera së bashk, Maqedonia së shpejti me fuqizimin e ndryshimeve kushtetuese do të bëhet Maqedonia e Veriut.

Në fund Dimitrov ka sqaruar se “rruga që e kemi kaluar na ka bërë më të vetëdijshëm”. I kemi kaluar të gjitha problemet me fqinjët dhe pasiguritë që përballet rajoni. Rruga nuk ka përfunduar, Maqedonia do të plotësojë reformat që i ka premtuar, me çka i falenderoi të gjithë ambasadorët të vendeve anëtare nënshkruese të Protokolit.

Nënshkrimi i protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO 

Aleatët e NATO-s së bashku me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov do të nënshkruajnë protokollin e pranimit, me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo vjen, ku pas mosmarrëveshjeve thuajse prej 3 dekadash, Athina dhe Shkupi ranë dakord për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë.

***

Sot në selinë e NATO-s në Bruksel është nënshkruar protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike.

Protokolli u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Stoltenberg në fjalimin e tij tha se është kënaqësi që takohet sërish me ministrin Nikolla Dimitrov, duke thënë se ky është një akt historik.

“Me kurajon e kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, e cila na ka sjellur sot këtu. Ka pasur vështirësi dhe pengesa, por përkushtimi ndaj demokracisë bëri që të ketë stabilitet dhe prosperitet më të madh. Kemi pritur të bashkëngjiteni në familjen tonë me padurim. Nënshkrimi i protokollit nënkupton fillimin e ratifikimit të procesit për anëtarësim”.

“Pas nënshkrimit të protokollit presim që të vazhdoni me reformat dhe punën tuaj. Prej sot, përfaqësuesit tuaj do të marrin pjesë në takimet e NATO-s. Të bëheni anëtarja e 30 e NATO-s do t’ju mundësojë të keni stabilitet dhe siguri”, tha mes tjerash Stoltenberg.

Ndërsa ministri Nikolla Dimitrov, tha se ndjehet i emocionuar që gjendet në mesin e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të NATO-s. Ai tha për Maqedoninë anëtarësimi në NATO është përmbushje e premtimit të gjeneratave të mëhershme.

“Me anëtarësimin në familjen euroatlantike, ne përmbushim premtimin e prindërve tonë se qëllimi jonë kryesor është anëtarësimi në NATO. Marrëveshja erdhi nga përkushtimi i kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras. Gjithashtu dua të përmend lidershipin e kryeministrit bullgar Boyko Borisov, i cili na inkurajoi në nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë”.

“Për ne NATO është familje që ka siguri, stabilitet dhe prosperitet. Ky udhëtim na ka bërë neve më të pjekur dhe kemi dëshmuar se mund të marrim përgjegjësitë tona si dhe të zgjidhim problemet. Udhëtimi nuk ka përfunduar dhe ne nuk do të ecim vetë, do të kemi 29 aleatë tjerë”, tha Dimitrov.

Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë u nënshkrua nga përfaqësuesit e gjithë 29 vendeve anëtare të NATO-s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...