Vazhdohet masa e burgut shtëpiak për Orce Kamçevin

Maqedonia

Vazhdohet masa e burgut shtëpiak për Orce Kamçevin

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:22
Orce Kamçev

Gjykata e Apelit dje pas seancës publike ka refuzuar ankesën e avokatit të biznesmenit. Orce Kamçev për shfuqizimin e masës së burgut shtëpiak, konfirmojnë nga Gjykata e Apelit për “Makfax”.

Kjo do të thotë se gjyqtarët e apelit nuk e respektojnë mendimin e Gjykatës së Lartë se hetimet për lëndën “Perandoria”, ku është i akuzuar Kamçev, është jashtë afatit përcaktues.

Ankesa e Kamçevit deri tek gjykata e shkallës së dytë është dorëzuar para se Gjykata e Latë të jep mendimin e saj për hetimet e Prokurorisë Speciale Publike.

Edhe të dyshuarit tjerë kanë dorëzuar ankesa për heqjen e këtyre masave. Ndërsa Gjykata Penale të dyshuarve për këtë rast ua ka vazhduar masën e burgut shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat