Përbërja e re e Antikorrupsionit fillimisht do të votohet në Komision, pastaj në seancë plenare

Maqedonia

Përbërja e re e Antikorrupsionit fillimisht do të votohet në Komision, pastaj në seancë plenare

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:47
Kuvendi

Komisioni Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime sot në seancë do të diskutojë dhe do ta konstatojë propozim-listën për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.

Propozim-lista është me emrat dhe pikët për 56 kandidatë të cilët kanë qenë të intervistuar në ditët e kaluara nga Komisioni për Zgjedhje, prej gjithsej 57 të paraqiturve në shpallje. Çdo kandidat ka mundur që të fitojë 100 pikë. Përvoja dhe arritjet në luftën kundër korrupsionit kanë pasur vlerë prej maksimum 40 pikëve, ndërkaq 60 pikë kandidatët kanë mundur t’i fitojnë në bazë të asaj se si janë paraqitur në intervistat.

Më të vlerësuarit në këtë rangim janë Vladimir Georgiev, ekonomist i diplomuar nga Shkupi i cili ishte këshilltar shtetëror në komision dhe Sofka Pejovska Dojçinovska, sekretare gjenerale.

Më pas rangohet Katica Nikollovska ekonomiste e diplomuar nga Velesi, Nuri Bajrami nga komuna e Gostivarit, Biljana Nikollovska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi, e cila mund të jetë kryetarja e ardhshme, Goran Trpenoski, gazetar në redaksinë e “Sakam da kazham” dhe Shemshi Sallai, jurist i diplomuar. Lartë në listë  radhitën edhe Vlladimir Klekovski dhe avokati Rahamin Mizrahi.

Lista me rangimet e kandidatëve nesër do të dorëzohet para komisionit për zgjedhje dhe emërime, i cili duhet të vendos për shtatë anëtare nga 80 të paraqiturit dhe 57 të seleksionuarit. Kuvendi më pas do të votojë në seancë plenare, ku të përzgjedhurit do të japin betimin dhe do të ulen në vendet e punës, ku i presin materiale të shumta të krimit dhe korrupsionit, duke pasur parasysh se ky komision punonte vetëm me dy anëtare, pasi që pesë dhanë dorëheqjen pas skandalin se kanë shpenzuar shuma të mëdha për shpenzime rrugore.

Pas votimit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion do të duhet që të miratohet edhe në seancë plenare.

Gjatë zgjedhjes, që do të kryhet sipas Ligjit të ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, vlen parimi i përfaqësimit përkatës dhe të drejtë dhe parimi i përfaqësimit të barabartë gjinor. Afat për zgjedhje, sipas ligjit të ri, janë të shkurtuar me qëllim që komisioni të formohet përpara se të fillojë fushata për zgjedhje presidenciale, që duhet të shpallet sot.

Në konkursin publik, u paraqitën 80 individë, 21 u diskualifikuan që në ditën e parë, pasi që nuk e kishin arsim adekuat dhe dokumentacion të plotë, kurse njëri vetë i ka tërhequr dokumentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat