Dëmshpërblimi për rastin “Sopoti”, avokati Paçuku: I kemi të gjitha dëshmitë për çdo ditë të vuajtur nëpër burgje

Maqedonia

Dëmshpërblimi për rastin “Sopoti”, avokati Paçuku: I kemi të gjitha dëshmitë për çdo ditë të vuajtur nëpër burgje

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:25
Vullnet Paçuku

“Të dëmtuarit e rastit Sopoti do të dëmshpërblehen në mënyrë të drejtë, pasi që i kemi të gjitha dëshmitë për kohëzgjatjen e kaluar në vuajtje të dënimit”, thotë për Portalb, avokati mbrojtjes, Vullnet Paçuku pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë i cili e autorizon Avokatin e Shtetit që të lidhet marrëveshje gjyqësore me palën e dëmtuar që çdo i dëmtuar të dëmshpërblehet me nga 5.500 denarë për çdo ditë vuajtje paraburgimi, paraburgim shtëpiak dhe dënim me burg.

Qeveria e Maqedonisë mbrëmë e ka shqyrtuar dhe miratuar informatën për lëndën gjyqësore “Sopoti” dhe mundësinë për arritje të marrëveshjes për pagesën e dëmshpërblimit për shkak të gjykimit jo të drejtë dhe të njëjtin e ka dorëzuar te Avokati Shtetëror.

“Qeveria është pajtuar dhe e ka obliguar Avokatin e Shtetit të Republikës së Maqedonisë që të lidh marrëveshje gjyqësore përpara Gjykatës Themelore Shkupi 2 për këtë rast, pas padisë së paditësve, të gjithë personave nga fshati Sopot i Kumanovës, t’u paguhet kompensim të dëmit për shkak të gjykimit jo të drejtë. Për çdo ditë të kaluar në paraburgim, paraburgim shtëpiak ose në burg të njëjtëve t’u ndahen nga 5.500 denarë dhe t’i kompensojë harxhimet e procedurës së paditësve në vlerën e caktuar nga ana e Gjykatës. Qeveria gjithashtu, e ka autorizuar Avokatin Shtetëror për Zonën e Shkupit, Zoran Petkovski që të nënshkruajë marrëveshje gjyqësore për këtë rast në Gjykatën Themelore Shkupi 2”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat