“Higjiena Komunale”, aksion për pastrimin e deponive të egra

Maqedonia

“Higjiena Komunale”, aksion për pastrimin e deponive të egra

Nga: Z.M Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 17:24
Foto Ilustrim

Pas ankesave të shumta nga qytetarë në lagjen e Tophanës ndaj hedhjes së mbeturinave kudo dhe krijimin e deponive të egra, Ndërmarrja publike “Higjiena komunale” me ndarjen e 100 shportave për mbeturina, filloi aksionin për t’i pastruar mbeturinat e hedhura në nivel të qytetit të Shkupit. Kreu i ndërmarrjes, Abdulsamet Shabani, apelon qytetarët të ngritin vetëdijen ekologjike, duke rikujtuar edhe inspektoratin që duhet t’i detektojë shkaktarët e “pikave të zeza” dhe të ndërmarrë masa ndëshkuese për të njëjtit. Kreu i Higjienës Komunale paralajmëroi  zgjidhjen e problemit edhe me qentë endacakë.

“Për çdo ditë qytetarët ankohen. Ankohen edhe institucionet nga mënyra se si bëhet hedhja e mbeturinave në lagjen e Tophanës. Sot bëmë ndarjen e mbi 100 shportave për mbeturina me qëllim që banorët t’i hedhin në vendin e duhur. Ekipet tona çdo ditë po hasin në vështirësi në kryerjen e punës së tyre. Apelojmë deri tek qytetarët që mbeturinat t’i hedhin aty ku e kanë vendin. Edhe pse nuk është detyra jonë për ta pastruar por vetëm për të mbledhur mbeturinat, megjithatë ne u dolëm sërish në ndihmë qytetarëve”,- deklaroi drejtori i Ndërmarrjes “Higjiena Komunale”, Abdulsamet Shabani./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat