Kamçev dhe Mijallkov e kanë mashtruar Kiraca Trajkovës që t’i shet aksionet në “Fershped” - Bota Sot
Kamçev dhe Mijallkov e kanë mashtruar Kiraca Trajkovës që t’i shet aksionet në “Fershped”

Maqedonia

Kamçev dhe Mijallkov e kanë mashtruar Kiraca Trajkovës që t’i shet aksionet në “Fershped”

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 13:10
Foto Ilustrim

Hetimi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për rastin “Perandoria” në të cilin të dyshuar kryesor janë biznesmeni i afërt me VMRO-DPMNE-në, Jordan Kamçev dhe ish drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dërgon edhe drejt kompanisë “Fershped”. PSP ka siguruar dëshmi se si Kamçev dhe Mijallkov e kanë mashtruar Kiraca Trajkovskën, njërën nga pronarët që t’i shet aksionet në “Fershped”, shkruan Laboratori Hulumtues Raportues (LHR), transmeton Portalb.mk.

Mediet në atë periudhë, më 25 dhjetor të vitit 2013, anë publikuar informata se në mënyrë të papritur KiracaTrajkovska e ka shitur pjesën e saj prej 11% në kompani.

“Hapi i Trajkovskës, e cila i ka shitur 10.63% të aksioneve në Fershped e ka habitur opinionin. Mbetet e paqartë se pse mu Trajkovska, e cila ishte iniciatorja që të mbahet kuvend të jashtëzakonshëm aksionar, me propozim-pikë që të ndërrohen anëtarët e Bordit Mbikëqyrës, ndarjen e dividentit, akuza të rënda deri te Nakov, tani menjëherë vendos për një hap të këtillë. Mbetet e paqartë nëse ka hequr dorë nga beteja ose janë në pyetje lojëra tjera të fshehta”, shkruajtën mediat në dhjetor të vitit 2013.

Sot pas më shumë se 5 vjet, është e qartë se si Trajkovska ka qenë e mashtruar nga Kamçev dhe Mijallkov.

Ajo për shkak të borxhit në Eurostandard Banka ka kërkuar kredi nga Stopanska Banka Manastir, në të cilën Kamçev dhe Cvetan Panteleski janë në Bordin Drejtues. Por, në vend të kredisë, atje i kanë ofruar që nëpërmjet personave fizikë t’i transferohen para me të cilat do të liroheshin aksionet e saja në “Fershped”.

Por, për këtë plan ka msuar Shterjo Nakov, me të cilin në atë moment me Trajkovskën kanë qenë në “luftë” se kush do të ketë më shumë pushtet në “Fershped”. Nakovi ka kërkuar ndihmë personalisht nga Mijallkovi, i cili bashkë me Kamçevin kanë menduar mënyrë se si t’ia marrin aksionet Kiraca Trajkovskës. Njëkohësisht e kanë shantazhuar Shterjo Nakovin që si kundërshërblim t’ia paguajë tre herë më shtrenjtë.

Sipas dëshmive të PSP-së, Trajkovska më 23 dhjetor, të diellën, ka nënshkruar marrëveshje me të cilën i ka vendosur aksionet në një ndërmarrje në të cilën udhëheqë është emëruar Nenad Josifoviq, bashkëpunëtori më i afërt i Kamçevit. Por, në vend të dokumenteve për formimin e ndërmarrjes, Kamçev dhe Josifoviq i kanë futur edhe akt për transferim të aksioneve në tjetër ndërmarrje.

Ditën e ardhshme, më 24 dhjetor, aksionet janë shitur në berzë. Kiraca Trajkovska ka mbetur pa aksione, ndërkaq Shterjo Nakov i ka blerë për 4 milionë euro më shtrenjtë.

Paratë nga kjo kanë shkuar në ndërmarrjen që pronarë janë “Eksiko”, “Orka Holding” dhe “Timoh”.

Për këtë rast, dy herë janë dorëzuar padi penale nga aksionarët në “Fershped”, por janë hedhur poshtë nga Prokuroria Themelore Publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...