Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, ka pritur në takim liderin ASH, Ziadin Sela - Bota Sot
Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, ka pritur në takim liderin ASH, Ziadin Sela

Maqedonia

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, ka pritur në takim liderin ASH, Ziadin Sela

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:14
Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi dhe lideri i ASH-ës, Ziadin Sela

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftojnë nga kabineti i kryeparlamentarit Ruçi.

“Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e përpjekjeve e të bashkëpunimit për të maksimizuar përfaqësimin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për rritjen e kontributit të tyre në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, të ardhmes së saj europiane si edhe të prosperitetit, paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftim.

Mëtej në njoftim thuhet se, në këtë takim kryeparlamentari Ruçi, vlerësoi rolin dhe kontributin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në zhvillimet e fundit pozitive në këtë vend, vlerësim të cilin ua kishte paraqitur edhe drejtuesve më të lartë të shtetit gjatë vizitës së tij të fundit në Maqedoninë e Veriut.

“Në këtë kontekst, u ra dakord se është e nevojshme që qëndrimet e forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të jenë në koherencë më partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të garantohet mbështetja dhe investimi ShBA-ve për mbështetjen e shqiptarëve si edhe për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit”, theksojnë nga kabineti i kryeparlamentarit shqiptar Ruçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...