Tragjedia, një pjesë e restoranteve anulojnë organizimet për ditën e sotme

Maqedonia

Tragjedia, një pjesë e restoranteve anulojnë organizimet për ditën e sotme

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:03
Foto Ilustrim

Tragjedia që ndodhi dje ku nga përmbysjes e një autobusi në autostradën Shkup-Tetovë si pasojë e së cilës humbën jetën 14 persona dhe mbi 30 mbetën të lënduar, ka tronditur tërë vendit. Dhe për këtë arsye disa pronarë lokalesh që kishin paralajmëruar organizime me muzike live me rastin e 14 shkurtit “Ditës së të dashuruarve” i kanë anuluar organizimet dhe shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave.

“Restaurant ….. ju njofton se mbrëmjen muzikore për 14 shkurtin e anulojm për shkak të tragjedis së madhe. . Lutje të pafundme për të gjithë !

“Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejt të lënduarve”, thuhet në postimin në facebook të njërit nga restorantet në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat