Kostov: Situata me pacientët në Spitalin “8 Shtatori” është nën kontroll

Maqedonia

Kostov: Situata me pacientët në Spitalin “8 Shtatori” është nën kontroll

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:48
Drejtori i Spitalit “8 Shtatori” në Shkup Hristijan Kosotov

Drejtori i Spitalit “8 Shtatori” në Shkup Hristijan Kosotov, sot para gazetarëve tha nga aksidenti i djeshëm në rrugën Shkup-Tetovë, në spital janë pranuar 37 të lënduar, prej të cilëve 6 kanë ndërruar jetë dhe një është lëshuar për kurim shtëpiak.

“29 të lënduar janë në spital, në gjendje të mirë, përveç katër personave të cilët janë në mjekim intensiv. Tek një paciente në mëngjes është konstatuar se ka humbur gjak dhe pas intervenimeve është në gjendje stabile”.

“Dua të falënderoj të punësuarit në këtë spital, të cilët kanë qenë në dispozicion për këtë situatë deri në orët e mëngjesit”, tha Kostov.

Ai shtoi se spitali ka kapacitet për të menaxhuar këtë situatë dhe shtoi se pacientët janë nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat