Guteresh përshëndet hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Guteresh përshëndet hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:25
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e ka përshëndetur hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën hyn në fuqi edhe emri i ri i shtetit.

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm njoftoi se kanë pranuar njoftimin zyrtar për hyrjen ën fuqi të marrëveshjes”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, përshëndet dy vendet dhe kryeministrat Cipras e Zaev për vendosmërinë që të krijojnë një vizion që sheh nga e ardhmja në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe për pajtim në rajonin e Ballkanit dhe më tej”.

Ai falënderon të dërguarin e posaçëm Matju Nimic, “për angazhimin dhe dedikimin e palëkundshëm në ndërmjetësimin e bisedimeve”.

Sekretari i Përgjithshëm i bëri thirrje vendeve anëtare, organizatave rajonale dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë “që të mbështesin këtë hap historik që palët kanë hedhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat