Prefesoresha Arjeta Veliu u kthye në vendin e punës

Maqedonia

Prefesoresha Arjeta Veliu u kthye në vendin e punës

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:35
Arjeta Veliu

Që kur u largua na puna, para pesë vitesh, këmba e Arjetës nuk ka shkelur në shkollën ku i mësoi nxënësit. Por mbrëmë ajo mori një mesazh, se sot duhet ta takojë drejtoreshën, Ramie Kurtishi. Edhe pse e ftoi, zonja Kurtishi nuk e priti Arjetën në zyre. Arjeta u takua me përgjegjësin e shkollës, i cili i tha se nga dita e hënë, Arjeta do i kthehet punës, si profesoreshë e lëndëve ekonomike.

Sot kam ardhur pasi që isha e ftuar nga ana e drejtorisë së shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori” dhe erdha të konsultohem me drejtoreshën e shkollës mirëpo ajo nuk ishte prezent zyrën e saj. Përgjegjësi më tha se duhet prej ditës së hënë të filloj në punë. Tani duhet të shkoj tek pedagogu të marr plan programin e arsimit” – theksoi Arjeta Veliu, Profesoresha e sapo kthyer në punë

Arjeta druan se po të mos publikonte rastin në media, asnjëherë nuk do të kthehej në punë.

I falënderohemi shumë Televizionit Alsat, për shkak se po të mos kishte qenë TV-Alsat-i, ekipi, gazetarët dhe e gjithë udhëheqësja e Televizionit Alsat unë me siguri edhe sot e kësaj dite do të endesha nëpër labirintet e gjykatave” – tha Arjeta Veliu, Profesoresha e sapo kthyer në punë

Ministri i Arsimit Arbër Ademi i cili javën e kaluar u takua dy herë me drejtoreshën Rami Kurtishi, vlerëson se me me kthimin e Arjetës në punë, drejtësia ka zënë vendin e vet.

Sigurisht se ne kemi shprehur interesimin tonë maksimal që drejtësia të kthehet në vendin e vetë dhe kemi pasur edhe dy takime me drejtoreshën e shkollës kemi pasur kontakte dhe takime edhe me palët dhe si Ministri e Arsimit dhe Shkencës e kemi dhënë qëndrimin tonë të qartë dhe të saktë se çdo kush, çdo institucion dhe çdo individ duhet të i harmonizoj veprimet e veta, sjelljet dhe aktivitetet e veta në përputhje me aktvendimet e plotfuqishme edhe të Gjykatës Supreme në këtë rast”  – u shpreh Arbër Ademi, Ministër i Arsimit

Arjeta ishte larguar nga puna në vitin 2013, në kohën kur mori vendim pune. Ajo druan se shkaqet e largimit nga puna kanë qenë bindja e saj politike e kundërt me atë të drejtoreshës, Ramie Kurtishi. Arjeta fitoi rastin në Gjykatën Themelore. Po me ankesë të drejtoreshës Kurtishi, Gjykata e Apelit në Gostivar vendosi në favor të shkollës. Gjykata Supreme nga ana tjetër ka hedhur poshtë vendimin e Apelit dhe ka urdhëruar zbatim të menjëhershëm vendimit të shkallës së parë, që Arjeta të kthehet në punë. Vendimi i Supremes nuk i mjaftoi drejtoreshës Kurtishi e cila kërkoi rishqyrtim nga Gjykata Supreme, gjë të u refuzua. Për moszbatim të vendimit gjyqësor, Kurtishi është dënuar dy herë, ndërsa tani ndiqet edhe penalisht nga Prokuroria e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat